PSG ka vendosur shkarkimin e Galtier

Futboll

PSG ka vendosur shkarkimin e Galtier

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:41
PSG

PSG ka vendosur!

Trajneri Galtier, njeriu i besuar i drejtorit sportiv Luis Campos, do të shkarkohet në fund të sezonit, por ka të ngjarë që një masë efektive mund të merret ende pa u mbyllur Ligue 1.

Drejtuesit më të lartë janë duke e menduar seriozisht pasi besojne se dhomat e zhveshjes nuk i përgjigjen më…

Veç kësaj, do të ketë edhe revolucion që mund të prekë lojtarët big por edhe figura të tjera në klub.

Nuk dihet ende se kush do të marrë stolin e PSG por sot ka pasur një kontakt me trajnerin Julian Nagelsmann, që gjithashtu ka një takim me Chelsea-n për të vendosur bazat për një aventure të mundshme në Premier League.

E megjithatë, PSG vazhdon të ëndërrojë Zinedine Zidane por nuk përjashtohet mundësia që të hidhen në sulm edhe për të sjellë në Francë Jose Mourinho, edhe pse kjo shihet si opsioni më i largët.

Veç kësaj, duhet theksuar edhe se çfarë do të bëhet me Neymar.

Në verë, klubi do të vendosë dhe ka të ngjarë që të gjejnë një akord të përbashkët por rroga e brazilianit pengon që një klub tjetër të hidhet në sulm për të marrë.

Ndryshe situata e Leo Messit, qe eshte lodhur dhe merzitur te PSG pas vershellimave te tifozerise. Ai do të largohet pasi i skadon kontrata.

Do të duhet të shohë të ardhmen duke parë Barcelona-n dhe kthimin në Katalonje si opsionin e mundshëm ndërsa për momentin një aventurë në MLS dhe në Premier League është për t’u perjashtuar. Gjithashtu, sipas Fabrizio Romano-s, ai ka përjashtuar edhe mundësinë për të shkuar në Arabi Saudite që tani dhe duket se ka hedhur poshtë kontratën me të pasur në historinë e futbollit, si lojtar dhe ambasador i Al-Hilal dhe Arabise Saudite, me 400 mln euro në vit!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat