Nantes eliminon Lyonin dhe prek përsëri finalen

Futboll

Nantes eliminon Lyonin dhe prek përsëri finalen

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:28
Blas

Nantes është përsëri në finalen e Kupës së Francës, me skuadrën e Kombouare që eliminoi në gjysmëfinale Lyon-in me rezultatin 1:0.

Në “Stade de la Beaujoire”, u zhvillua një ndeshje shumë e luftuar, me ritëm, por në fund vendasit ishin më kërcënues dhe konkretizues.

Lyon ishte një prej skuadrave favorite të këtij edicioni, por Nantes tregoi përsëri forcën e gjithashtu duke zeruar formën e dobët që po kalon në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me vendasit të cilët  shënuan në minutën e 32-të, por pozicioni I Moutoussamy ishte i parregullt.

Në pjesën e dytë, Lyon diktoi ritmin, ndërsa Nantes krijoj rastet dhe gjithashtu u tregua maksimalisht cinike.

Ludoviq Blas, numri 10-të i vendasve u dhuroi avantazhin me golin e realizuar në minutën e 57-të.

Një moment I cili vendosi në punë mekanizmat e Lyon, por skuadra e Kombouare u tregua maksimalisht vigjilente në prapavijë, duke ruajtur deri në fund avantazhin dhe kualifikimin.

Nantes, fituesit e edicionit të kaluar sigurojnë kështu finale e 10-të në histori dhe do të kërkojnë trofeun numër 5, ndërsa Lyon dhe Blanc ndërpresin këtu ëndrrën, jo vetëm për të mbyllur sezonin me trofe, por edhe për të siguruar Europën sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat