Ancelotti kishte paralajmëruar një finale me Osasunën

Futboll

Ancelotti kishte paralajmëruar një finale me Osasunën

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:19
Ancelotti

Përpara sfidës së djeshme, Ançelotti në konferencën për shtyp, deklaroi se “Los Blancos” kishte radhën për të fituar këtë “El Clasico” pas tri humbjesh radhazi, dhe në fund, gjithçka rezultoi ashtu siç tekniku italian deklaroi.

Suksesi historik 0-4 në “Camp Nou” i siguroi atyre finalen e Kupës së Mbretit, e cila do të luhet ndaj Osasunës më 6 maj. Kjo ishte nje fitore historike sepse kishte 15 vjet që Reali nuk shënonte të paktën katër gola në një ndeshje ndaj Barcelonës.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi qenë të kompletuar në çdo drejtim.

Vetëm kështu mund të fitosh 0-4 në këtë fushëm në këtë stadium.

Gjithsesi nuk ka qenë dhe aq e lehtë sa rezultati tregon. Kemi pasur vështirësë në daljen përpara me top, sidomos në pjesën e parë.

Unë mendoj se goli i Vinisiusit në fundin e pjesës së parë ndryshoi të gjithë dinamikën e ndeshjes.

Në terësi ka qenë një ndeshje me personalitet nga ana jonë.

Pastaj eksperienca ka bërë të vetën, ka rezultuar vendimtare.

Energjia e të rinjve dhe eksperienca e veteranëve ishin çelësi i kësaj fitore.

Më vjen mirë që gjej Osasunën në finale. Ia pata thënë trajnerit të tyre në shkurt me shaka, por ndonjëherë shakatë dalin të vërteta.

Mendoj se meritojmë një festë të vogël pas këtij triumfi, sepse ishte shumë e rëndësishme arritja në finale”, ka thënë Ancelotti pas përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat