Kosova mbetet e 107-ta, Shqipëria bie për dy pozita

Futboll

Kosova mbetet e 107-ta, Shqipëria bie për dy pozita

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:29
Vedat Muriqi

Kombëtarja e Kosovës në muajin mars i ka zhvilluar dy ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

“Dardanët” në të dyja ndeshjet barazuan 1:1, kundër Izraelit dhe Andorrës.

Me këtë rast, ekipi i udhëhequr nga Alain GIresse, nuk ka pësuar ndryshim në renditen e FIFA-s.

“Verdhekaltërit” janë në vendin e 107-të.Ndërkaq, situata është tjetër tek kombëtarja e Shqipërisë.

Ekipi “Kuq e zi”, kanë rënë për dy pozita krahasuar me muajin e kaluar.

Nga pozita e 66-të, ekipi i Sylvinhos renditet në vendin e 68-të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat