Hetim i ri në Serie A, të përfshirë edhe Igli Tare me Kumbullën

Futboll

Hetim i ri në Serie A, të përfshirë edhe Igli Tare me Kumbullën

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:49
Tare e Kumbulla

Nuk është vetëm Juventusi nën hetim për çështjen e plusvalencave për rregullimin e bilanceve financiare.

Pas kontrollit nga Guardia Di Finanza në zyrat e klubeve të Lacios, Romës dhe Salernitanës, është zbuluar se edhe këta të fundit janë nën hetim nga Prokuroria e Romës dhe Tivolit.

Nuk dihet ende materiali i hollësishëm që ka Prokuoria apo nëse ka përgjime, si në rastin e Juventusit, por është mësuar se janë nën akuzë emrat më të njohur të klubeve në fjalë në sferat drejtuese të cilët akuzohen për mashtrim financiar, ashtu siç ndodh në rastin e bardhezinjve.

Sipas mediave italiane, një prej të hetuarve është edhe drejtori i Lacios, Igli Tare, përkah presidentit Lotito dhe drejtuesve të tjerë të klubit, pasi janë në hetim 7 transferime futbollistësh nga ana e bardhekaltërve.

Edhe te Roma del emri i një shqiptari, më saktësisht Marash Kumbullës, pasi dyshohet se është vendosur një shifër ekonomike më e fryrë në marrëveshjen për ta transferuar nga Verona.

Për momentin hetimet dhe çështjet e hapura i përkasin gjykatave normale, ndërsa ajo sportive do të marrë në dispozicion dokumentacionin vetëm pasi të bëhet dosja e plotë gati.

Edhe në këtë rast, nëse vërtetohen shkeljet, pritet një penalizim me pikë për klubet në fjalë, por parashikohet që ai të ndodhë në sezonin e ardhshëm pasi nuk janë afatet ligjore që seancat gjyqësore të zhvillohen brenda sezonit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat