Shvajnshtaiger: Në Munih ka humbur identiteti!

Futboll

Shvajnshtaiger: Në Munih ka humbur identiteti!

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:25
Shvajnshtaiger

Bastian Shvajnshtaiger mbajti të njëjtën linjë si Lotar Mateus në lidhje me situatat e fundit të ndodhura në klubin më të titulluar në tokën gjermane.

Ish-mesfushori bavarez shtoi se termi “Mia san Mia” ka mbetur kujtim i së shkuarës mbi bazë të përjetimit dhe ndjenjës emocionale të prezantuar nga lojtarët aktualë dhe personat drejtues:

“Lakmia e futbollistëve dhe menaxhimi i duhur në momente të caktuara kanë krijuar këtë panoramë që po ndodh në ‘Allianz Arena’.

Cilësitë individuale kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe të gjithë biem dakord në këtë pikë, ndryshe nga sa veprohej më parë nga lojtarët që djersinin fanellën e Bajernit”, tha Shvajn në rolin e ekspertit të “ARD”-së, aty ku edhe Tuhel ishte prezent, duke i pohuar se analiza e 38-vjeçarit është e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat