Chelsea është në bisedime me ish - trajnerin e River Plates

Futboll

Chelsea është në bisedime me ish - trajnerin e River Plates

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:43
Marcelo Gallardo

Chelsea mund të drejtohet nga argjentinasi Marcelo Gallardo.

Klubi londinez ka filluar bisedimet me ish-trajnerin e River Plate, sipas TyC Sports.

Gallardo ka punuar për skuadrën argjentinase nga viti 2014 deri në vitin 2022.

Nën udhëheqjen e tij, klubi fitoi Kampionatin Argjentias, dy herë, Kupën dhe Superkupën e vendit, dhe gjithashtu dy herë u bë fitues i Kupës Libertadores.

Vlen të theksohet se Chelsea ka emëruar Frank Lampard si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. Me Gallardo u diskutua opsioni i emërimit në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat