VAR i heq fitoren Milanit

Futboll

VAR i heq fitoren Milanit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:06
Pamje nga ndeshja

“Kuqezinjtë” e Milanos nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Empolit në “San Siro”, rezultat ky mëse i pritshëm me formacionin që tekniku Pioli kishte vendosur të përdorte mbrëmjen e sotme.

“Djajtë” nuk u ndalën në asnjë moment për të gjetur golin e fitores, gol i cili erdhi në minutën e 89’-të të sfidës, pas një kombinimi fantastik të anësorit Alessandro Florenzi, me “bomberin” francez, Olivier Giroud që gjeti rrugën e rrjetës.

Pas një rishikimit të golit me sistemin “VAR”, arbitri Marcenaro vendosi të anullonte golin pas një prekje të topit me dorë gjatë ndërtimit të aksionit.

Sulm final i Milanit por qe eshte i pasakte dhe gjen gjithashtu edhe portierin qe i thote jo Brahim Diazit. 

Me këtë rezultat, Milan ngjitet në vendin e 3-të të renditjes 1 pikë më shumë se “kushërinjtë” e Inter, ndërsa Empoli është ngjitur në kuotën e 32 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 14-të të renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat