Ten Hag: Mendova se humbi sezonin

Futboll

Ten Hag: Mendova se humbi sezonin

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:10
Manchester Utd

Trajneri i Manchester Utd, Erik ten Hag, tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Evertonin se kishte frikë se Kristian Eriksen do të humbiste pjesën tjetër të sezonit pasi pësoi një dëmtim në kavilje në ndeshjen e Kupës FA kundër Redingut në janar.

Tekniku holandez është i lumtur që mesfushori danez është rikthyer përpara afatit.

Megjithatë, ai është ende i mërzitur për mënyrën e dëmtimit, shkaktuar nga një ndërhyrje e rëndë e sulmuesit Endi Keroll. Ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Njukasëllit nuk u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen.

“Nuk ishte pa arsye që isha aq i zemëruar për atë ndërhyrje”, tha Ten Hag. “Ishte një ndërhyrje shumë e rëndë dhe një dëmtim serioz. Mendova se e humbëm atë për të gjithë sezonin. Por ai është rikthyer përpara afatit dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë”.

Ten Hag konfirmoi gjithashtu se mbrojtësi i majtë, Ljuk Shou, do të humbasë ndeshjen e sotme pasi u zëvendësua në pjesën e parë të fitores së të mërkurës kundër Brentfordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat