Arteta karikon Arsenalin

Futboll

Arteta karikon Arsenalin

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:35
Arteta

Arsenalin e pret një test i vështirë.

Kryesuesit e Premier League do të sfidojnë Liverpoolin në “Anfield”, stadium ku për herë të fundit kanë fituar në vitin 2012.

Dueli i zjarrtë nis prej orës 17:30.

“Ne e dimë që kemi një mundësi të madhe.

Në Anfield mund të bëjmë atë që nuk kemi arritur të bëjmë për vite me radhë”, deklaroi Mikel Arteta.

Trajneri i Arsenalit e ka të qartë rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje.

“Është detyra jonë t’i përgatitim lojtarët për këto lloj sfidash. Nuk duhet të trembemi aspak”.

Në fund një batutë në lidhje me atmosferën e zjarrtë dhe armiqësore me të cilën do të përballet ai dhe djemtë e tij:

“Nuk mund të stërvitesh në kopsht zoologjik dhe më pas të dielën të zbarkosh për të luajtur në xhungël”.

Arsenali kryeson kampionatin anglez me 72 pikë, tetë më shumë se Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës ka luajtur një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat