Origi, tjetër dështim spektakolar te Milani

Futboll

Origi, tjetër dështim spektakolar te Milani

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:47
Origi

Blerja e Divock Origit po rezulton të jetë, ndeshje pas ndeshjeje, larg pritshmërive të drejtuesve të Milanit.

Belgu po përjeton një sezon të vështirë, i mbushur me dëmtime, që kanë reduktuar disponueshmërinë e tij dhe mundësinë për të luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjesh.

Megjithatë, edhe kur ndihet mirë, sulmuesi nuk duket se është në gjendje të japë kontribut adekuat për ambiciet e kuqezinjve. I hedhur në fushë që në startin e ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Empolit, belgu Origi bëri një tjetër paraqitje që nuk ishte e mjaftueshme.

Shumë pak ndjesi me golin dhe me shokët e skuadrës, aq më pak rastet e golit që arriti të krijonte.

 Një paraqitje që e detyroi Stefano Piolin ta zëvendësonte në minutën e 70-të, duke hedhur Olivier Giroud në fushë në vend të tij. Në të njëjtën kohë, shoku i repartit Ante Rebic u zëvendësua gjithashtu, duke i hapur rrugë Rafael Leaos.

Në momentin e zëvendësimit, tifozët besnikë të kuqezinjve të pranishëm në “San Siro” nuk u kursyen, duke e vërshëllyer belgun. Më pak se dy muaj nga përfundimi i sezonit, Milani është thirrur të reflektojë për pozicionin e Origit, i cili verën e kaluar erdhi si transferim i lirë dhe firmosi kontratë 4-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat