Mbrojtësi i Interit vë në dyshim rinovimin

Futboll

Mbrojtësi i Interit vë në dyshim rinovimin

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:48
Stefan de Vraj

Stefan de Vraj komentoi gjendjen e vështirë shpirtërore të skuadrës pas barazimit në Salerno.

“Rezultati është një zhgënjim i madh. Mund të thuhen shumë gjëra, por nëse je duke fituar 1-0 çdo gjë mund të ndodhë.

Nëse flasim për ekipin, qasja ishte e drejtë. Pas golit vazhduam ta luanim duke krijuar shumë. Por nëse nuk i mbyll ndeshjet çdo gjë ndodh”, tha mbrojtësi zikaltër, që pati ankesa edhe për minutazhin:

“Sigurisht që dua të luaj më shumë dhe nuk jam i kënaqur, por janë zgjedhjet e trajnerit”.

Tani fokusi është në Lisbonë, ku të martën do të udhëtohet për çerekfinalen e parë të Champions-it kundër Benfikës:

“Duhet ta hedhim pas krahëve këtë rezultat.

Do të donim që të kishim shkuar me një fitore, por nuk ndodhi.

Shkojmë në Lisbonë për dhënë gjithçka për një rezultat të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat