Berlusconi kaloi natën e tretë në spital

Futboll

Berlusconi kaloi natën e tretë në spital

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:12
Berlusconi

Silvio Berlusconi kaloi natën e tretë në spitalin “San Raffaele” të Milanos, në repartin e kujdesit intensiv.

Ai ndodhet i shtruar në spital që nga e mërkura e 5 prillit për probleme kardiovaskulare dhe respiratore të rënduara nga leuçemia kronike mielomonocitare, nga e cila vuan prej disa kohësh pronari i Monza.

Shfaqet një optimizëm i kujdesshëm, ish-kryeministri italian, presidenti historik I Milanit, po i përgjigjet mirë terapisë.

Ai kaloi një natë të qetë dhe thuhet se po përmirësohet, edhe nëse kuadri klinik mbetet kompleks.

“Sot nuk kam folur me të, por mjekët thonë se ndihet mirë dhe ky tashmë është një fakt pozitiv.

Ai ka qenë gjithmonë luan, të gjithë janë optimistë dhe besojnë në guximin dhe forcën e tij.

Të gjithë jemi të bindur se do të kthehet së shpejti, – thotë Antonio Tajani, ministër i Jashtëm. – Po reagon mirë ndaj mjekimeve, por nuk duhen nënvlerësuar rreziqet e sëmundjes, ndaj është e drejtë që të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve”.

“Ka disa shqetësime, por ne e dimë se presidenti është një njeri i fortë, kështu që mesazhi që i dërgojmë atij si ekip është se mezi presim ta shohim atë së shpejti”.

Kështu u shpreh mesfushori i Monza, Stefano Sensi, në mikrofonat e “Sky Sport”, para ndeshjes Udinese-Monza, në lidhje me kushtet e Silvio Berlusconit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat