Lampard e nis me humbje aventurën e dytë te Chelsea

Futboll

Lampard e nis me humbje aventurën e dytë te Chelsea

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:54
Lampard

Chelsea assesi ta gjejë këndelljen këtë sezon, ku nuk po i ndihmon as ndërrimi i trajnerëve e milionat e shpenzuara.

Edhe pse e shkarkoi Graham Potter, Chelsea ka vazhduar me humbje në Premier Ligë, duke e regjistruar të 11-ën e këtij sezoni, kësaj radhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Chelsea është mposhtur nga Wolverhamptoni me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Matheus Nunes, i cili i siguroi fitoren “Ujqërve” në minutën e 31’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Wolves ngjitet në pozitën e 12 në tabelë në kuotën e 321 pikëve, krahas Chelseat që renditet në pozitën e 11 me 39 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat