Formacionet zyrtare Southampton - Manchester City

Futboll

Formacionet zyrtare Southampton - Manchester City

Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:31
Formacionet zyrtare Southampton-Manchester City

Pas vetëm pak minutash “shenjtorët” e Southampton do të presin në “St. Mary’s Stadium”, “qytetarët” e Manchester City, në përballjen e vlefshme për javën e 30-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Për formacionet tekniku i “shenjtorëve” Robert Selles ka vendosur të përdorë “formulën”, 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur iralndezi Bazunu e para tij në mbrojtje Maitland-Niles, Bednarek, Bella-Kotchap e Walker-Peter.

Më të tërhequr në mesfushë janë James Ëard-Proëse e Romeo Lavia, me Elyounoussi, Alacaraz e Sulemana që janë vendosur pas sulmuesit të vetëm Theo Ëalcott.

Në krahun tjetër, tekniku spanjoll Pep Guardiola ka vendosur të përdorë të gjitha “armatimet” e rënda për sfidën e sotme, teksa ka përdorur formulën 3-2-4-1, me portën që mbrohet nga braziliani Ederson.

Para tij në mbrojtje janë vendsoru Rodri e John Stones, ndërsa për krjimin e rasteve të golit, tekniku Guardiola ka vendosur të hedhë në fushë katërshen Grealish-Gundogan-De Bruyne-Mahrez, me “bomberin” norvegjez, Erling Haaland që kthehet në “majën” e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat