Ironia e Murinhos

Futboll

Ironia e Murinhos

Më: 8 prill 2023 Në ora: 21:19
Murinho

Roma ka mundur sot minimalisht 1-0 Torinon dhe është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e Serisë A.

Një arritje e rëndësishme për verdhekuqtë, të cilët edhe pa luajtur mirë, po i afrohen ndjeshëm objektivit të kthimit të klubit në Ligën e Kampioneve.

Loja nuk është ajo që shqetëson trajnerin portugez, siç u shpreh edhe në deklaratën e tij në “DAZN” pas sfidës.

“Ndeshjet fitohen kur t’i shënon një gol më shumë se sa kundërshtari, qoftë kjo 1-0 apo 4-3.

Është pragmatizmi i shifrave, kush bën një gol më shumë fiton ndeshjen.

Ky është objektivi jo vetëm në futboll, por në çdo sport.

Të fitosh, duke u munduar që të fshehësh problemet e tua dhe të shfrytëzosh cilësitë që ke”, tha tekniku shpjegimin e tij se pse nuk shqetësohej për lojën.

Më pas, i pyetur se çfarë ndjesie kishte se ishte i treti në kampionat, Murinjo nuk e fshehu ironinë e zakonshme. “A jeni të sigurt se Juventusi nuk ka 59 pikë? Jemi në Itali…”, tha ai para mikrofonave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat