Real Madridi shokohet nga nëndetësja e verdhë

Futboll

Real Madridi shokohet nga nëndetësja e verdhë

Nga: K. G. Më: 8 prill 2023 Në ora: 22:58
Villareali

Real Madridi shokohet në "Santiago Bernabeu".

Villareali u tregua ‘macja e zezë’, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:2 Realit, në takimin e javës së 28-të të Kampionatit spanjoll.  

Ndeshje me kthesa në rezultat, 1:0, 2:1, 2:3.

Për Realin shënuan Torres (16'-autopgol), Vinicius Junior (48') dhe për Villarealin realizuan Chukwueze (39' e 80'), Morales (70').

Nëndetësja e verdhë ka importuar tre pikë që peshojnë shumë në luftë për një vend në garat e Champions League.

Reali është në vend të dytë me 59 pikë dhe Villaerali renditet në të pestin me 47.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat