Leart Paçarada asiston, skuadra e tij thyen rekord në Gjermani

Futboll

Leart Paçarada asiston, skuadra e tij thyen rekord në Gjermani

Nga: K. Goca Më: 8 prill 2023 Në ora: 23:19
Leart Paçarada me shokë feston

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, po e çmendin një Gjermani.

St. Pauli nuk njeh humbje e as barazim në vitin 2023, 11 ndeshje po aq fitore, duke thyer rekord dhe në anën tjetër i ka shtuar gjasat dukshëm për vend dytë dhe të tretë në Bundesliga II. 

St. Pauli ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj rivalit direkt Heidenheim, në kuadër të javës së 27-të.

Në minutën e 41-të, Paçarada ka asistuar, ndërsa Marcel Hartel nga rreth 15 metra ka realizuar për fitoren e madhe.

Hartel u vlerësua me notën 8.1 nga faqja e specializuar për statistika. Hartel u zgjodh lojtar i ndeshjes, ndërsa Paçarada ka luajtur tërë takimin dhe u vlerësua me notën 7.1.

Heidenheim renditet në vend të tretë me 51 pikë, ndërsa St. Pauli është i katërti me 47 sosh.

Darmstadt kryeson me 55 pikë por ka një ndeshje me pak, i ndjekur nga Hamburger SV me 52 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat