Shpërthen kundër Cassanos

Futboll

Shpërthen kundër Cassanos

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:19
Jose Mourinho

Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur Antonio Cassano-s. Gjatë javës, ish-sulmuesi, ka kritikuar lojën e Roma-s: “Mourinho-s nuk i intereson aspak për futbollin, është vetëm kinema”, ka thënë FantAntonio.

Kundërpërgjigjja e Special One ka ardhur në konferencë për shtyp, pas fitores 1-0 kundër Torino-s: “Secili është i lirë të ketë preferencat e tij dhe të bëjë kritika.

Po kur flitet për të tjerë, si Antonio, gjërat ndryshojnë: ai argëtohet, të tjerët punojnë në mënyrë serioze.

“Nëse kritikojnë Roma-n ose Mourinho-n nuk intereson, ata argëtohen.

Cassano ka luajtur te Roma, tek Inter dhe tek Real Madrid”, ka vazhduar trajneri portugez.

“Në Madrid mbahet mend për veshjen e tij, me Roma-n ka fituar një Superkupë të Italisë pa luajtur, tek Inter-i nuk ka fituar as kupën e Lombardisë.

“Ju e dini se çfarë kam fituar unë me Inter-in, Real Madrid-in dge Roma-n.

Ai mund të ketë një problem për mua, unë nuk kam asnjë me atë.

I them vetëm një gjë: kujdes Antonio, je 40 vjeç dhe unë 60, ndonjëherë vijnë lojtarë si Marko Livaja dhe më pas është e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat