Skuadra shqiptare i kthehet fitoreve në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare i kthehet fitoreve në Mal të Zi

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 17:28
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit i kthehet fitoreve në Kampionatin e Malit të Zi dhe përforcon hapin për një vend në garat evropiane. 

Deçiqi ka shënuar fitore në Danillovgrad me rezultat 3:1 ndaj Iskrës. 

Skuadra nga Tuzi ka shënuar fitoren e parë që nga ardhja e trajnerit të ri Juraj Jarabek dhe ka festuar për herë të parë pas pesë ndeshjeve.

Iskra nuk ka fituar plot tetë ndeshje radhazi dhe ngujohet në fund.

Deçiq kaloi në epërsi në minutën e 22-të, Dreshaj krosoi ndërsa Kordiq reagoi dobët dhe Oliver Sharkiq ka realizuar për 0:1.

Pas golit të Sharkiqit, Vuçaj godet bukur nga rreth 35 metra për fat të keq të tij traversa ia mohoi golin. 

Në fund të pjesës së parë, mysafirët thelluan epërsinë (0:2). 

Sharkiq u rrëzua në zonën e rreptësisë dhe nxori penallti. Cmiljaniq shënoi nga pika e bardhë.

Iskra nuk kërcënoi në pjesën e parë, por që në fillim të pjesës së dytë e zvogëluan rezultatin me golin e Millosh Kaleziqit.

Menjëherë pas golit të pësuar, Deçiq pati një rast me anë të Cmiljaniqit, por portieri Kordiq e priti me sukses. 

Në minutën e 63-të, Vuçaj gjuajti sërish nga distanca dhe këtë herë tundi rrjetën dhe shënoi rezultatin përfundimtar 1:3.

Deçiqi renditet në vend të katërt me 39 pikë dhe Iskra në fund me 26 sosh pas javës së 29-të elitës së futbollit malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat