Manchester United ka një plan

Futboll

Manchester United ka një plan

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:23
Maguire

Manchester United po planifikon ta përdorë një “fshesë të madhe” gjatë verës që po vjen.

“Djajtë e Kuq” po mendojnë t’i largojnë/shesin 13 futbollistë në fund të këtij sezoni.

E mediumi britanik “Daily Mail” raporton se pjesë e largimeve masive nga “Old Trafford” pritet të jetë edhe Harry Maguire.

Ish-qendërmbrojtësi i Leicester Cityt e pati një eksperiencë negative deri tash në “Teatrin e Ëndrrave”, ku kohë pas kohe ka shfaqur pasiguri në mbrojtje.

Për këtë arsye, Man Utd po mendojnë ta shesin përfaqësuesin anglez.

Krahas tij, nga Manchesteri mund të largohet edhe Anthony Martial, pasi “Djajtë e Kuq” po duan t’ju përmbahen rregullave të “fair-play” financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat