De Ligt “kërcënon” Haalandin

Futboll

De Ligt “kërcënon” Haalandin

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:35
De

Matajs de Ligt i ka ndezur fuqishëm “motorët” në këtë fazë të sezonit. Mbrojtësi “tulipan”, pas golit spektakolar karshi Fraiburgut në fundjavë, nuk i ka kursyer thumbat në prononcimin e fundit, duke u kujtuar gazetarëve dhe drejtuar Halandit se ai së bashku me repartin difensiv ndalën Mesi-Mbape:

“Ia dolëm me sukses t’i mbanim nën kontroll Messi dhe Mbappfue, e pamundur në letër, por ja që përfundimi na dha të drejtë. Forca e grupit na ka shoqëruar në rrugëtimin përgjatë Champions-it në sezonin aktual.

Na nevojitet zgjuarsi në mbulim dhe guxim”, pohonte i bindur në fjalët e tij Matajs.

23-vjeçari gjeti momentin për të thënë dy fjalë edhe në gabimin e Zomerit: “Çast i rëndësishëm mbi fatet e takimit. Ishte ende pjesa e parë dhe nëse ajo goditje s’do të ishte ndalur vështirë t’i imagjinoj skenarët pasues.

Kur e mbërrita sferën në limite dhe e flaka tutje, brohoritjet e tifozëve më dhanë energji të papërshkrueshme, sikur shënova”, përfundoi De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat