De Zerbi në krye të listës së Interit

Futboll

De Zerbi në krye të listës së Interit

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:53
De Zerbi

E ardhmja e pankinës së Interit është larg e të qenit e vendosur, me Simone Inzaghin mes përjashtimit të mundshëm, klubi zikaltër tashmë po planifikon lëvizjet e ardhshme që mund të çojnë në një tjetër revolucion në verë.

Emri në krye të listës është ai i Roberto De Zerbi, të gjithë drejtuesit e pëlqejnë atë, por ka një pengesë që mund të ndryshojë planet e interit.

Ajo është klauzola e largimit që Brigjton ka përfshirë në kontratën e tij, 8-10 milionë euro që Interi duhet të paguajë për të liruar ish-trajnerin e Sassuolos.

Do të duhej një zbritje, por Brighton tashmë ka treguar se është i vendosur nga ky këndvështrim.

Pra, në këtë aspekt, vijnë thashethemet për Antonio Conte, i cili mund të rikthehet në stol nga Marotta pas lamtumirës së tij me Tottenham.

Por kujdes edhe për Thiago Motta, i cili po ia del shumë mirë te Bologna dhe që padyshim do të ishte një investim me kosto shumë më të ulëta se kandidatët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat