Rinovimi i kontratës dhe mungesa e konkurrencës

Futboll

Rinovimi i kontratës dhe mungesa e konkurrencës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 14:52
Aleks Meretin

Rinovimi i kontratës dhe mungesa e konkurrencës e ka kthyer Aleks Meretin në një pikë force për Napolin.

Portieri flet si lider teksa para ndeshjes së nesërme kundër Milanit ka deklaruar:

“Fitorja sjell fitore dhe sukses ndaj Leçes na ka dhënë energji të madhe për ndeshjen e Champions-it kundër Milanit.

E dimë se përballemi me një kundërshtar cilësor, por do të përpiqemi të ecim përpara edhe në Europë, duke dhënë maksimumin”.

Takimi i nesërm dhe ai i javës së ardhshme në ndeshjen e kthimit ka për të qenë histori më vete.

Për këtë është i bindur gardiani napolitan, i cili në deklaratën e tij ka shtuar:

Edhe kur fituam me Milanin në kampionat e patëm të vështirë, ndërsa përballja jonë e fundit është për t’u harruar pasi bëmë shumë gabime. Milani është kampion në fuqi, është normale që mund të na vënë në vështirësi.

Këtë vit ai na ka krijuar disa probleme, por në luftën me dy beteja në Ligën e Kampionëve do të përpiqemi të rregullojmë atë që shkoi keq 10 ditë më parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat