Thiago Motta tek Inter?

Futboll

Thiago Motta tek Inter?

Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:37
Thiago Motta

E ardhmja e Simone Inzaghi-t në drejtim të Inter-it duket e shënuar.

Trajneri aktual i klubit milanez, pas rezultateve të fundit zhgënjyese në kampionat, ka pak mundësi që të qëndrojë në drejtim të zikaltërve, edhe për sezonin e ardhshëm.

Një fitore, një barazim dhe katër humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, një ecuri makthi për Inter-in në kampionat në gjashtë ndeshjet e fundit.

Drejtuesit e skuadrës po bëjnë vlerësimet e tyre në pritje të sezonit të ardhshëm dhe është gjithmonë e më shumë e mundur që trajneri të ndryshohet.

Zëvendësuesi i mundshëm duket se është Thiago Motta.

Trajneri aktual i Bologna-s ka një të kaluar si futbollist i Inter-it, duke qenë edhe një nga protagonistët e fitores së triplete-s zikaltër.

Tani, 40-vjeçari mund të kthehet në Milano për t’u ulur në stol dhe për të provuar ta kthejë Inter-in në majën e futbollit italian sezonin e ardhshëm.

Trajneri italo-brazilian po paraqitet shumë mirë në drejtim të Bologna-s, duke e udhëhequr skuadrën kkuqeblu deri në vendin e tetë në renditje. Në rast se do të kalojë tek Inter-i sezonin e ardhshëm, mund të marrë te zikaltrit një nga protagonistët, Riçardo Orsolini-n.

Sulmuesi i krahut i Bologna-s po bëhet lojtari më i mirë i ekipit nën drejtimin e Thiago Motta-s dhe mund të ndërrojë fanellë sezonin e ardhshëm. Rendimenti i tij është përmirësuar ndjeshëm që nga momenti që drejtimin e Bologna-s e ka marrë ish-lojtari i Inter-it.

Kontrata që skadon në 2024-ën duket se favorizon një largim të tijin verën e ardhshme me numrin 7 të Bologna-s gati të hedhë hapin e madh të provojë një eksperiencë në një skuadër të madhe te Serisë A.

Bologna, nga ana e saj, nuk do të rrezikojë ta humbë lojtarin e datëlindjes 1997-të me kosto zero në pritje të sezonit të ardhshëm dhe mund të pranojë ta shesë në fund të sezonit.

Kosto e kartonit është rreth 12 milionë euro edhe për shkak të skadencës së kontratës pas një viti.

Shpresa e klubit kuqeblu është që të futen në garë edhe klube të tjerë për të përfituar nga një ankand të vërtetë. Lazio dhe Roma kanë treguar interes në muajt e fundit dhe klubi emilian shpreson që të krijohet një ankand që ta çojë çmimin deri në 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat