Sulmuesi i Francës dënohet me 6 muaj burg dhe supergjobë

Futboll

Sulmuesi i Francës dënohet me 6 muaj burg dhe supergjobë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:26
Uisam Ben Jeder,e Mbappe

Sulmuesi i klubit të Monakos dhe kombëtares franceze, Uisam Ben Jeder, është dënuar sot nga Gjykata e Apelit të Seviljes me 6 muaj burgim dhe një gjobë prej rreth 133800 euro për evazion fiskal.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Ben Jeder, është shpallur fajtor pasi ka shkelur ligjet gjatë periudhës kur ishte pjesë e klubit të Seviljes, pasi nuk ka deklaruar rregullisht të ardhurat e tij gjatë periudhës së qëndrimit si profesionist i lirë në Spanjë.

Por dënimi është i pezulluar sa i përket pjesës së kryerjes së dënimit me burg. Ai do të jetë “në provë” për dy vite dhe për sa kohë që nuk kryen shkelje të tjera gjatë kësaj periudhë, nuk do të hyjë në fuqi dënimi për dërgimin e tij pas hekurave të qelisë.

Gjatë qëndrimit në Spanjë mes viteve 2016-2019, Ben Jeder nuk ka deklaruar të ardhurat sipas afateve ligjore dhe modaliteteve, që përfshijnë rrogat, bonuset, të ardhurat nga e drejta e imazhit etj.

Kështu, gjykata ka përcaktuar në shkallën e parë dhe tashmë edhe të dytën, se ai ka kryer evazion fiskal me qëllim, pasi nuk i është përmbushur dispozitave ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat