Ancelotti mbron Valverden: Ka shumë vlera njerëzore!

Futboll

Ancelotti mbron Valverden: Ka shumë vlera njerëzore!

Më: 11 prill 2023 Në ora: 23:18
Ancelotti e Valverde

Sfida e fundit për LaLiga e Real Madrid rezultoi me “shije të hidhur” duke qenë se Los Blancos u mposhtën me shifrat 3-2 nga Villareal duke “larë përfundimisht duart” nga titulli kampion.

Nervat u reflektuan te lojtarët madrilenë në fushë që të provokuar edhe nga kundërshtarët reaguan.

Ai që e pësoi më keq ishte Ernesto Valverde me mesfushorin që goditi me grusht pas ndeshjes lojtarin e Villareal, Baena.

Në fakt, mediat spanjolle flasin për një provokim të rëndë të Baenas ndaj Valverdes në lidhje me fëmijën e humbur ende pa lindur nga lojtari uruguaian.

Tashmë, pritet që të merren masa të ashpra ndaj mesfushorit të Real, ndërkohë që trajneri Carlo Ancelotti i ka dalë në krah futbollistit të tij.

“Valverden e kam parë shumë të fokusuar në këto ditë, është stërvitur mirë dhe ndjehet i motivuar.

Unë e njoh mirë atë dhe e di që ka vlera të jashtëzakonshme njerëzore, Valverde është një person i veçantë”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat