Gjilani pa Calen në dy sfidat e ardhshme

Futboll

Gjilani pa Calen në dy sfidat e ardhshme

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:55
Elton Cale

Gjilani ka humbur në fundjavë nga Ferizaj me rezultat 2:0.

Por pas kësaj humbje, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka humbur edhe brazilianin Elton Cale i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të.

Kësisoj mesfushori brazilian është dënuar me dy ndeshje mos lojë pasi kartoni i kuq ishte direkt.

Cale do t’i mungojë Gjilanit ndaj Malishevës në udhëtim dhe Drenicës në shtëpi, derisa do të rikthehet në fushë në sfidën ndaj Trepçës ’'89.

“Lojtari i SC ” Gjilani” , Elton Pereira Gomez nr fanelle 11 dhe nr id 024457M88. Në min 58 pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar që ka rrezikuar shëndetin e tij ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Gjilani.

Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat