Schmidt: Nuk jemi të demoralizuar

Futboll

Schmidt: Nuk jemi të demoralizuar

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:08
Schmidt

Pavarësisht disfatës prej 0-2 nga Interi, megjithatë, trajneri i Benficas, Roger Schmidt beson se skuadra e tij, nuk është demoralizuar dhe së në Itali shkojnë për fitore.

Schmidt thotë se ndeshja e mbrëmshme ishte e vështirë, dhe sipas tij, Benfica ka mundur të marrë të paktën një barazim.

“Një ndeshje e vështirë për të dy, ne dhamë gjithçka dhe krijuam shumë shanse.

Mund të kishim fituar ose minimalisht një barazim, por përkundrazi, humbëm me Interin që krijoi pak dhe shënoi dy gola”, tha ai.

“Sigurisht që nuk është mirë në ndeshjen e kthimit pasi kemi dy gola më pak, por ne mund të shkojmë në Itali dhe të fitojmë.

Nuk jemi të demoralizuar”, ka theksuar Schmidt.;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat