Tifozët e Milanit nuk përmbahen

Futboll

Tifozët e Milanit nuk përmbahen

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:24
Tifozët e Milanit

Milani arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Napolit me rezultatin 1:0.

Ashtu si thuajse në çdo ndeshje të “axurrëve” në veri të Italisë, edhe në “San Siro” nuk munguan koret diskriminuese.

“Ujë dhe sapun, duhet ujë dhe sapun”, është kori që këndohet nga tifozët e skuadrave të veriut kur luajnë me Napolin, të cilat i konsiderojnë këta të fundit si pisanjosë të padenjë.

Përveç këngës, tifozët e Milanit hapën dhe një banderolë që shkruhej “Raffaele Stasi 40/46”, një rrugë në Napoli ku ndodhet filiali i një lavanderie që në Itali njihet si marka “Ujë dhe Sapun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat