Arsenali mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës e francezit

Futboll

Arsenali mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës e francezit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:06
Kante

Klubi nga ‘Emiratës’ sipas medieve britanike, është i interesuar për Kante,  i cili mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Francezi me ‘Blutë’ e Londrës mbyll kontratën në fund të këtij sezoni, dhe ende të dy palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Kane prej kohësh monitorohet nga disa klube evropiane, por tani siç raportohet, edhe Arsenali është futur në garë për francezin.

Menaxheri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta dëshiron që Kante-n ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat