Vinicius Jr shkëlqen në Champions League

Futboll

Vinicius Jr shkëlqen në Champions League

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:41
Vinicius Junior

Vinicius Junior tregoi nga loja në ndeshjen kundër Chelsea se mbrojtësit kundërshtarë do të stërmundoheshin për ta bllokuar brazilianin.

As Fofana dhe as Reece James nuk mundën ta bënin këtë gjë dhe Real Madrid siguroi një fitore 2-0 në ndeshjen e prë çerekfinale të Champions League.

Vinicius mund të mos e ketë shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve në sfidën e mbrëmshme, por ai ishte i përfshirë në ndërtimin e të dy golave të “Los Blancos”.

Ai gjuajti tre herë në portë, por Kepa arriti ta bllokonte në të treja rastet.

Ndërkohë, shifrat e tij që kur bëri debutimin e tij në nëntor 2028 në Evropë kanë qenë të jashtëzakonshme.

Që kur luajti ndeshjen e tij të parë në Champions League, Vinicius ka regjistruar 14 asistime.

Vetëm Mbappe ka realizuar më shumë, 19-të. Ai është i treti për driblime, me 109 të tilla pas Messit dhe Neymar. Ai është i katërti për faulla të marrë dhe i pesti për prekje në zonën e kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat