Barça kompletohen dokumentet, ky do të jetë transferimi i parë

Futboll

Barça kompletohen dokumentet, ky do të jetë transferimi i parë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:04
Xavi Hernandez

Siç bëhet e ditur nga Fabrizio Romano, Barcelona ka kompletuar të gjitha dokumentet për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez.

Kontrata aktuale e Martinez me Bilbaon skadon në fund të këtij sezoni, dhe mbrojtësi do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Barça i ka ofruar një marrëveshje dy vjeçare Martinez, dhe tani po pret për Financial Fair Play për ta regjistruar kontratën si transferim në formën e lojtarit të lirë.

Martinez pranoi ofertën e Barçës në muajin mars siç u bë e ditur nga Gerard Romero, dhe tani është vetëm çështje kohe që transferimi të kompletohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat