Militao: Vinicius do të bëhet numri një

Futboll

Militao: Vinicius do të bëhet numri një

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:55
Militao e Vinicius

Vinicius ka qenë njeriu i ndeshjes në suksesin 2-0 të Realit përballë Çelsit të mërkurën në mbrëmje. 

Braziliani nuk ka shënuar, por ka qenë autor i dy asisteve në golat e “Los Llancos”.

Për paraqitjen e tij ai ka marrë përgëzime të shumta, përfshirë ato të shokut të tij te Reali dhe në kombëtaren braziliane, Eder Militao.

“Vini është një sulmues i shkëlqyer, është shumë e vështirë për t’u markuar.

Jam i bindur se shumë shpejt do të bëhet më i miri në botë”, tha Militao.

Mbrojtësi ka folur dhe për takimin e kthimit në Londër, duke mos iu trembur Çelsit.

“Kemi marrë një rezultat të mirë, por nuk shkojmë në Londër për t’u mbrojtur.

Ne shkojmë për të fituar edhe atje”, tha braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat