Ferizaj gëzon lojtarët para sfidës me Prishtinën

Futboll

Ferizaj gëzon lojtarët para sfidës me Prishtinën

Nga: K. G. Më: 14 prill 2023 Në ora: 20:12
Ferizaj

Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Ferizajt do të zhvillohet nesër (15.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshje me peshë të madhe për të dy skuadrat, Prishtina që pretendon pozitën e tretë dhe Ferizaj të ruajë pozitën aktuale përkatësisht të shtatë dhe të ikë sa më larg skuadrave të rrezikuara.

Burimet brenda klubit ferizajas, thonë se sot futbollistët janë gëzuar.

“Jemi para ndeshjes me Prishtinën.

Futbollistët tanë janë të gëzuar, sot morën rrogat. 

Klubi ynë përkundër krizave që po ballafaqohen shumë klube tjera, ne jemi korrekt dhe i kemi kryer të gjitha obligimet ndaj secilit lojtar.

Jemi të motivuar për ndeshjen me Prishtinën.

Lojtarët sot morën pagat e marsit”, thuhet nga një burim brenda klubit.

Ferizaj renditet në vend të shtatë me 31 pikë dhe Prishtina është në të pestin me 38 sosh pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat