Imeri: Na duhet mbështetje nga tifozët

Futboll

Imeri: Na duhet mbështetje nga tifozët

Nga: Shaban Sinani Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:41
Berat Imeri

Të shtunën me fillim në orën 16:00, në stadiumin te Qendra Sportive në Tetovë në kuadër të javës së 24-të në Ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës tetovare Teteksi dhe liderit në renditjen e tabelës Voska Sport nga Ohri, që drejtohet nga trajneri tetovar Berat Imeri.

Kjo ndeshje rëndësi të veçantë ka pë të dyja skuadrat për Teteksin që mundohet të mbijetojë dhe pë skuadrë mike për të vazhduar rrugëtimin pë kualifikim në elitën e futbollit vendor.

Duke marrë para sysh se në këtë ndeshje pritet që të marrin pjesë një numër i konsideruar i tifozëve vendas dhe atyre mysafire, andaj pritet një atmosphere impozante.

Trajneri tetovar i Voska Sport, Berat Imeri para kësaj ndeshje të rëndësishme deklaroi: “Na pret një ndeshje e vështirë kundër Teteksit në Tetovë kundër një kundërshtari i cili tradicionalist praktikon fudboll defanzivë.

Ne duhet te jemi të qetë dhe të krijojmë sa ma shumë raste dhe të jemi efikas para portës.

Na duhet mbështetje nga tifozët dhe ftoj që të jenë në një numër të konsiderushëm “. Ndeshja Teteksi – Voska Sport, fillon në ora 16:00, ndë drejtësinë në këtë takim do ta ndaj arbitri nga Shtipi, Stojançe Stojanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat