Xavi po bën plane me Messin

Futboll

Xavi po bën plane me Messin

Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:33
Xavi

Barcelona po synon rikthimin e Lionel Messit. Nuk është diçka e fshehur. Ai është objektivi numër 1 i Laportës, i cili ka marrë OK edhe nga Xavi.

“Leo jep shpresë. Ata e kanë thirrur emrin e tij për dy ndeshje tani. Le të shohim nëse kjo do të ndodhë.

Ne fokusohemi në këtë sezon, ne duhet të fitojmë ligën”, tha trajneri katalanas pak ditë më parë.

Sipas Mundo Deportivo, Xavi tashmë është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm me argjentinasin në ekip. Megjithatë, për përfundimin e transferimit ka disa vështirësi objektive.

Bëhet fjalë për “fair-play” financiar, i cili vendos pengesa serioze në planifikimin e Barcelonës.

Kujtojmë se kontrata e La Pulgës me Parisin skadon në verën e vitit 2023. Sipas RMC, do të jetë e vështirë të përmbysen faktet në mënyrë që ai të mbetet përfundimisht në ekip. Katalonja duket se po e pret atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat