Trepça ’89 fiton me penalltinë e minutës 90+3

Futboll

Trepça ’89 fiton me penalltinë e minutës 90+3

Nga: K. G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:56
Trepça '89

Llapi i Podujevës kthehet kokulur nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Krasniqi në minutën e 25-të shënoi për epërsinë e Llapit dhe për mitrovicasit futbollisti Oyekambi (67’) ka barazuar (1:1).

Në minutën e 90+3, Samir Sahiti ka shënuar nga penalltia për 2.1.

Sahiti bëri gjest të pahijshëm dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Genc Nuza.

Llapi renditet në vend të pestë me 39 pikë dhe Trepça ’89 në të shtatin me 33 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat