Arsyeja pse ndeshja mes Tottenhamit dhe Bournemouthit filloi 15 minuta me vonesë

Futboll

Arsyeja pse ndeshja mes Tottenhamit dhe Bournemouthit filloi 15 minuta me vonesë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Momentalisht po zhvillohet pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Premier Ligës mes Tottenhamit dhe Bournemouthit.

Tottenhami po avancon 1:0 ndaj Bournemouthit falë golit të shënuar nga ylli korean, Heung-Min Son.

Ndeshja ishte paraparë që të filloj nga ora 16:00, por që kishte një vonesë prej 15 minutave.

Bëhet e ditur se skuadra e Bournemouthit kishte arritur me vonesë në stadiumin e Tottenhamit, dhe për këtë arsye ndeshja ishte shtyrë për 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat