Prishtina mposht Ferizajn, ruan hapin për vend të tretë 

Futboll

Prishtina mposht Ferizajn, ruan hapin për vend të tretë 

Nga: K. Goca Më: 15 prill 2023 Në ora: 17:01
Pamje nga ndeshja

Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Ferizajt, është karakterizuar me lojë të mirë dhe raste.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizajasit treguan lojë shumë të mirë në pjesën e parë, patën raste por këtë fytyrë të lojës nuk e treguan edhe në pjesën e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.   

Në minutën e 17-të, Drilon Islami nga rreth 25 metra dridhi shtyllën e djathtë të Prishtinës.

Në fund të pjesës së parë Gentrit Halli ka shkaktuar penallti, pasi që e ndali topin me dorë.

Leotrim Kryeziu ka shënuar nga penalltia në minutën e 45+5 dhe kaloi në epërsi Prishtinën.

Në minutën e 74-të, Endrit Krasniqi me mjeshtri kaloi portierin e Ferizajt, Jovanovski dhe thelloi fitoren në 2:0.

Prishtina renditet në vend të katërt me 41 pikë dhe Ferizaj bie në të tetin me 31 sosh.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat