Curri: Kishim probleme në pjesën e parë

Futboll

Curri: Kishim probleme në pjesën e parë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 18:26
Curri

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë.

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka falënderuar skuadrën që ai drejton për qasje në lojë, seriozitet e disiplinë.

“Në ndeshjet e futbollit kur ka angazhim, nuk mungojnë rezultatet”, ka thënë Curri.

“Ferizaj ka pasur ndeshje fantastike dhe ka ndalur disa ekipe të mëdha.

I jemi qasur ndeshjes në mënyrën më serioze.

“Kishim probleme në pjesën e parë, por me disa korrigjime në fazën taktike, mendoj që në pjesën e dytë luajtëm më mirë.

E arritëm atë që donim.

Falënderoj futbollistët për lojën, qasjen dhe disiplinën”, theksoi Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat