Paçarada e St. Pauli ndalen pas 11 fitoreve 

Futboll

Paçarada e St. Pauli ndalen pas 11 fitoreve 

Nga: K. Goca Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:26
Paçarada

Skuadra e ST. Paulit ndalet pas 11 fitoreve rresht në Bundesliga II.

Braunschweig ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të St. Paulit, në takimin e javës së 28-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit titullar, u angazhua maksimalisht me shokë por nuk ia dolën në duel me Braunschweig-un.

Kapiteni Paçarada me ekipin e tij, nuk e patën ditën e tyre, duke u ndalur pas një serie rekord të fitoreve. 

Paraçada u zëvendësua në minutën e 86-të.

Golat i shënuan Multhaup (1') e Wintzheimer (25') për mysafirët dhe Mediç (85’) për vendasit.

St. Pauli renditet në vend të pestë me 47 pikë dhe Braunschweig në të 12-tin m 32 sosh.  
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat