Flamengo njoftoi zyrtarisht ardhjen e super trajnerit

Futboll

Flamengo njoftoi zyrtarisht ardhjen e super trajnerit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:11
Stadiumi i Flamengos

Jorge Sampaoli tashmë është zyrtarisht në krye të Flamengos.

Klubi brazilian njoftoi ardhjen e 63-vjeçarit argjentinas, i cili rikthehet në Brazil për herë të tretë në karrierën e tij pas Atletico Mineiro dhe Santos.

Kujtojmë se Sampaoli zëvendëson Vitor Pereira, i cili u shkarkua pak ditë më parë, ndërsa në ditët e fundit është luajtur shumë fuqishëm edhe emri i Jorge Jesus për drejtues teknik të klubit.

“Ka ardhur komandanti, është këtu.

Suksese Jorge Sampaoli”, ishte mesazhi i Flamengos në rrjetet sociale, shoqëruar me fotot përkatëse të prezantimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat