Freiburgu fitoi me përmbysje ndaj Werder Bremenit

Futboll

Freiburgu fitoi me përmbysje ndaj Werder Bremenit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:36
Freiburgu

Freiburgu fitoi me përmbysje ndaj Werder Bremenit, duke marrë tri pikë pas suksesit 1:2.

Të parët që shënuan ishin vendasit, të cilët në fillimin e pjesës së dytë kaluan në avantazh me anë të Philipp.

Megjithatë, në të 67-ën, Roland Sallai ekuilibroi shifrat. Përtej gëzimit të golit të barazimit,  ky ishte një gol historik për Freiburgun, për shkak se ishte realizimi i 1000-të në Bundesligën gjermane.

Freiburgu e arrin këtë shifër golash në ndeshjen e 776-të në elitën e futbollit gjerman, me një mesatare jo shumë të lartë golash, duke marrë në konsideratë faktin se iu desh një numër tepër i lartë ndeshjesh për të arritur shifrën e 1000 golave.

Vetëm 4 minuta pas këtij goli, Holer shënoi dhe të dytin për miqtë, që gëzojnë arritjen e 50 pikëve, duke u pozicionuar të pestët, 1 pikë larg zonës Champions.

Në përballjen tjetër, Union Berlin ngeci përsëri, këtë herë duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Bochumit.

Edhe pse kryeqytetasit shënuan të parët me anë të Juranovic në shtesën e pjesës së parë, në fraksionin e dytë Stoger barazoi me penallti. Gjërat u ndërlikuan më tepër për Unionin që mbeti me 10 lojtarë pak pasi ishte mbushur një orë lojë,  Jaeckel që mori të dytin të verdhë.

Edhe pse me një lojtarë më pak, Unioni shënoi me Riemann, por VAR anuloi golin për një pozicion të parregullt.  Bochum merr një pikë me shumë vlera, pasi mban Stuttgardi e vendit të 16-të në diferencën prej tri pikësh, ndërkohë Union Berlin mbetet i treti, por ndjen presionin e Leipzigut dhe Freiburgu që janë fare pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat