Haaland rekorde pas rekordesh

Futboll

Haaland rekorde pas rekordesh

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:50
Haaland

“Haal of fame”, shkruhet në hapjen e Daily Star mëngjesin e sotëm.

Gazeta celebron Erling Haaland, i cili me dygolin e tij dje kundër Leicester barazoi rekordin e golave ​​në një sezon në Premier League (32) të vendosur nga Salah.

Fenomeni norvegjez tani ka në dispozicion tetë jave kampionati për ta kapërcyer: shifra mbresëlënëse për ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Ai ne total ka shenuar deri tani 45 gola ne te gjitha kompeticionet dhe duket se nuk do te ndaloje dhe sipas nje projeksioni mund ta mbylle vitin me te pakten 55-60 gola nese vazhdon keshtu dhe do te ishte nje rekord i veshtire per t’u thyer ne te ardhmen, ne mos nga ai…

Por, si do te jete e ardhmja e Haaland? E vertete qe ka nje kontrate te gjate por Real Madridi nuk dëshiron ta lëshojë nga “tentakulat e merkatos”. Sipas asaj që raporton Telefoot, blancos po monitorojnë situatën e lidhur me sulmuesin norvegjez të Manchester Cityt.

Gjithçka do të varet edhe nga e ardhmja e Karim Benzema, për momentin klubi beson se ish-futbollisti i Borussia Dortmundi është trashëgimtari natyror i francezit. I gjithë operacioni do të bazohet edhe në kërkesat ekonomike të qytetarëve…

Haaland ka edhe një klauzolë, të cilën mund ta shfrytëzojë në vitin 2024, e cila i lejon të lirohet për një shifër prej rreth 230 milionë euro.

Nese kjo klauzole do te paguhej nga Real Madrid, atehere sdo te kishte nevoje per negociata edhe pse thuhet se Real kerkon te ofroje me pak se sa j0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat