Roma fiton dhe rrëmben pozitën e tretë ë Serie A

Futboll

Roma fiton dhe rrëmben pozitën e tretë ë Serie A

Nga: K. G. Më: 16 prill 2023 Në ora: 22:44
Roma

Roma ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:0 ndaj Udineses. 

Fitore shumë e rëndësishme e romakëve, në luftë për të siguruar një vend në garat e Champions League. 

Golat i realizuan Bove (37'), Pellegrini (55') e Abraham (90'). 

Duhet theksuar se në minutën e 37-të Cristante i Romës dështoi nga penalltia por topi i rikthyer nga shtylla u finalizua në gol nga Bove. 

Mysafirët dështuan nga penalltia në minutën e 69-të, Pereyra nuk e konkretizoi në gol.

Roma renditet në vend të tretë me 56 pikë, duke lënë pas Milanin me 53, Interin 51 pikë etj. ndërsa Udinese zë pozitën e 12-të me 39 pikë pas 30 javësh të zhvilluara në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat