Demi: Terreni ishte si në Afganistan

Futboll

Demi: Terreni ishte si në Afganistan

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:54
Demi

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka shpërthyer pas humbjes së Partizanit në Laç me rezultatin 3:2.

Numri 1 i të kuqve, e cilësoi ambientin në stadiumin e kurbinasve si në Afganistan, teksa ka ngritur pretendimin se Partizani u vodh në këtë duel, për të kompesuar “hilen” që iu bë Laçit ndaj Kastriotit.

Ndërhyrja e Demit, erdhi pas moviolës së Bujar Pregjës, që u shpreh se goli i parë i kurbinasve duhej anuluar për pozicion jashtë loje.

“Nuk e kam dëgjuar deklartën e trajnerin Kolelës dhe kam bërë gabim.

Ndoshta Laçit ngaqë iu bë një hile me Krujën donin ta mbulonin sot. Terreni ishte si në Afganistan.

Një gol ndikon gjithçka. Me qenë se Pregja e tha që goli ishte pozicion jashtë loje, unë nuk kam çfarë them.

Unë nuk jam i cënuar si njeri, iu thashë edhe tifozëve, që është turp që bëni kështu.

Ky Xhaja para 1 jave ishte në Durrës, e nxorri me karton të verdhë lojtarin tonë që mos luante në ndeshjen pasardhëse.

Unë kam të drejtë të dyshoj. Sot më duket një vjedhje ndaj Partizanit.

Nga moviola e Pregjës, i bie që neve na kanë vjedhur sot si Partizanin.

Kuptova që Partizanit sot i kanë rënë në qafë, nuk kam çfarë flas më shumë. Në Laç ishte si në Afganistan. I bie që duhet të sillem edhe unë te fusha e Partizanit si në Afganistan, por fytyra ime nuk e lejon këto.

Shpresojmë t’ia kenë larë Laçit borxhin që i kishin dhe ta kenë goditur Partizanin.

Do më vinte shumë keq po të qe e sistur kjo punë. Një diçka nuk shkon”, u shpreh Gaz Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat