Bayerni nuk do të pranojë asnjë ofertë për Gravenberch

Futboll

Bayerni nuk do të pranojë asnjë ofertë për Gravenberch

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:05
Ryan Gravenberch

Bayern Munichi nuk e ka ndërmend ta shesë Ryan Gravenberch në afatin kalimtar të verës.

Së fundmi u raportua se Arsenali, Liverpooli dhe Manchester United po monitorojnë situatën e holandezit, pasi ai nuk është i kënaqur me hapësirën te kampionët në fuqi të Bundesligës.

Mirëpo, sipas gazetarit të afërt me klubin, Florian Plettenberg, Bayerni nuk do të pranojë asnjë ofertë.

“Po, ai është i pakënaqur me situatën e tij dhe Arsenali dhe Liverpool janë të përfshirë. Por lojtari definitivisht NUK është në shitje gjatë verës – konfirmohet sërish për shefat dhe për Tuchelin. Ata të gjithë besojnë në të. Bayern nuk do të dëgjojë ofertat”, njoftoi gazetari gjerman.

Ndryshe, 20-vjeçari me Bayernin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat