Chelsea është gati për Realin

Futboll

Chelsea është gati për Realin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:08
Frenk Lampard

Pavarësisht avantazhit prej 2:0 në favor të Real Madridit, megjithatë, menaxheri i Chelseas, Frenk Lampard beson në merkulliën e të besuarve të tij.

Chelsea dhe Real Madrid do të ndeshen sonte ‘Stamford Bridge’ në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Tekniku anglez në konferencën për medie, ka thënë se dueli kthyese kundër gjigantëve spanjoll, do të jetë një sfidë e veçantë.

“S’jemi në pozicionin që do të donim të ishim, por të thuash se jemi të thyer është e tepërt.

Sa i përket vendit në kampionat, ky është një realitet. Në përballjen me Real Madridin po humbasim 0:2.

Duhet të punojmë për ta ndryshuar këtë.

Duke pasur parasysh situatën aktuale dhe me kë do të luajmë, do të jetë një ndeshje shumë e veçantë”, ka thënë Lampard.

Ndeshja Chelsea-Real luhet sonte dhe fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat