Vdes ish trajneri i Prishtinës, me të cilin u larguan nga liga në vitin 1988

Futboll

Vdes ish trajneri i Prishtinës, me të cilin u larguan nga liga në vitin 1988

Nga: K. Goca Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:11
Josip Duvançiq

Josip Duvançiq mbahet mend si trajneri më i pasuksesshëm që ka pas gjenerata e artë e klubit të futbollit Prishtina, me të cilën bien nga Liga e Parë e ish Jugosllavisë në vitin 1988!  

Në moshën 87-vjeçare vdes Duvançiq.

Ai përveç si futbollist ka qenë edhe trajner, madje edhe kryetrajner i Prishtinës në edicionin 1987-1988.

Prishtina përfundoi në vend të fundit me 27 pikë dhe së bashku me Sutjeskën e NIkshiqit, u patën larguar nga elita e asaj kohe.

Duvançiq karrierën e trajnerit e filloi në ekipin boshnjak Slloboda nga Tuzlla, ndërsa më pas udhëhoqi Hajdukun e Splitit, Radniçkin e Nishit, Osijekun, Vojvodinën, Sarijerin, Prishtinën dhe Spartak e Suboticës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat